Ish-zëvendësministri i Ramës në qeverinë e Albin Kurtit
Në qeverinë “Kurti 2” postin e ministrit të Kulturës do ta mbajë Hajrullah Çeku.
Por ai është një emër i njohur edhe në Shqipëri pasi pak vite më parë ka mbajtur një detyrë të lartë në qeverinë e Edi Ramës.
Në vitin 2017 kryeministri Rama e emëroi atë si zv/ministër në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Një vit më pas, në tetor të 2018-ës, Çeku dha dorëheqjen nga detyra për arsye familjare.
Më pas ai u angazhua në politikën e Kosovës pranë Lëvizjes Vetëvendosje dhe tashmë ngjitet në detyrën e rëndësishme të Ministrit të Kulturës.
Çeku njihet në Kosovë për drejtimin e OJQ-së “Ec ma ndryshe” e cila ka qenë aktive në disa lëvizje.