Ish-zyrtari i OKB: Shkëmbimi i territoreve, logjikë fisnore mesjetare

Albert Rohan, i dërguari i OKB-së, që bashkë me Marti Ahtisaarin në vitin 2007 kanë përgatitur propozimin për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që solli pavarësinë e saj, është përfshirë në debatin për ndarjen e Kosovës ose këmbimin e territoreve duke e kundërshtuar ashpër.

Në një intervistë për mediumin austriak ‘Der Standard’, Rohan shprehet se idetë e ndarjes së Kosovës janë mesjetare dhe fisnore. Ai ka thënë se kjo zgjidhje që mund t’i konvenojë Rusisë, por jo BE dhe vendeve të tjera.

Rohan ka kërkuar që shtetet e tjera duhet të jenë të qarta si Gjermania e cila është kundër ndryshimit të kufijve.

Në gazetën austriake Rohan thotë se ideja e presidentit Thaçi është në kundërshtim me planin e Ahtisarit dhe gjithashtu edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

SHKARKO APP