ISIS kampe trajnimi në Kosovë, rrëfimi tronditës i dëshmitarit

Në Kosovë ishin ndërtuar kampe ku të rinjtë janë rekrutuar dhe trajnuar ushtarakisht për të luftuar krah ISIS dhe Al-Nusras në Siri.

Në një dokumentar të “Ekspress” në Kosovë tregohet sesi ISIS kishte ndërtuar këto kampe në fshatin Debëllde të Vitisë.

Dokumentari tregon se rekrutimi i të rinjve nga Kosova për të luftuar krah organizatave terroriste bëhej në disa shtëpi të vjetra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto kampe ishin rreth 100 të rinj të moshës nga 12-22 vjeç dhe atyre u shfaqeshin filma me përmbajtje horrori apo filma indoktrinuese kundër të krishterëve dhe hebrenjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një prej përgjegjësve të këtij kampi ishte edhe Ridvan Haqifi, i cili sot është një prej udhëheqësve të terroristëve shqiptarë në atë që quhet “Tokë e Shamit”

Një prej dëshmitarëve rrefen sesi në këto kampe mësonin ligjërata fetare dhe trajnime luftarake. Ndër të tjera fëmijëve kosovarë u mësonin sesi të përdornin shpatën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?