“ISIS…”, thirrja që tmerroi Prishtinën

Mjaftoi që dikush përmendi fjalën “ISIS…” dhe qytetarët e mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit kosovar në festivalin e “Beer Fest” t’i kapë paniku, aq sa të mos gjenin dot edhe rrugën nga të iknin.

Ndërsa krisma e armëve në sheshin e Prishtinës, në afërsi të festivalit “Beer Fest”, për disa minuta ka shtangur qytetarët e shumtë që ishin mbledhur për këtë festival.

“ISIS mund të jetë…”, ishte kjo thirrja që shkaktoi panik, nga e cila u lënduan shumë qytetarë, e shumë fëmijë bën që të ndahen për disa çaste nga prindërit, që kishin dalë së bashku në këtë ngjarje të përvitshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, thuhet se qytetarët që ishin të pranishëm në momentin e incidentit kanë ikur duke kapërcyer mbi karrige e tavolina, kështu duke u lënduar nga xhamat e thyer dhe sende të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka rrethuar vendin dhe tanimë sheshi është në situatë të qetë. Kurse organizatorët e festës së birrës kanë thënë se ky ka qenë incident i vogël, i cili në fakt ka shkaktuar panik të madh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?