Islandë, shqiptari nga Shkupi i vendos flakën vetes

Një shqiptar nga Shkupi ka tentuar të vetëvritet duke i vendosur flakën vetes në  një kamp refugjatësh në Rejkjavik të Islandës.

Për momentin mendohet se shkaku që e ka shtyrë shqiptarin nga Shkupi për të kryer vetvrasje ka qenë mos pranimi i kërkesës së tij për azil.

Ende nuk dihet se si mund të jetë gjendja shëndetësore e azilantit.

Shqiptarët që ndodhen në kampin e refugjatëve në Rajkjavik tregojnë se situata është shumë  e vështirë dhe paralajmërojnë se do të marrin masa radikale nëse autoritetet e Islandës nuk u japin të drejtën për azil dhe i rikthejnë në Maqedoni.

SHKARKO APP