Itali, emigranti nga Kosova humb jetën tragjikisht në punë
Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një emigranti kosovar 44 vjeçar, babai i 3 fëmijëve.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një fabrikë në provincën e Trevizos.
44 vjeçari kosovar Shpëtim Gashi është shtypur nga një prezë mekanike vetëm pak minuta pas nisjes së turnit të punës në fabrikën e prodhimit të pjesëve për mobilje “3B shpa”.
Kanë qënë të pasukseshme tentativat e kolegëve të punës për t’i shpëtuar jetën si dhe të ekipit të ndihmës së shpejtë mjekësore që mbërriti në vendngjarje.
Shpëtim Gashi ishte i martuar e baba i tre fëmijëve të moshës 17, 14 e 2 vjeç.
Prej disa vitesh ai jetonte me familjen në komunën Ponte di Piave në provincën e Trevizos.
Autoritetet e drejtësisë italiane po hetojnë për zbardhjen e motiveve të këtij aksidenti tragjik.