Izolohet fshati Stubëll në Kosovë, i infektuari ka pasur kontakte me shumë persona

Izolohet fshati Stubëll, komuna e Vitisë në Kosovë ku është konfirmuar një person I infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës konfirmoi dje dy rastet e para me COVID-19. Pacientët e konfirmuar ishin  një shtetase italiane e moshës 20 vjeçare dhe një burrë 77 vjeçar, shtetas i Kosovës.

“Personi dyshohet të ketë pasur kontakte me persona të shumtë dhe për këtë arsye kemi bërë izolimin e tërë fshatit. Po ashtu ne karantinë janë edhe stafi mjekësor në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Viti”, ka thënë Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti për Radio Evropën e Lirë.

Ai u bëri thirrje autoriteteve qendrore që t’i pajisin ata me masa mbrojtëse.

SHKARKO APP