Ja kush do t’ua verë prangat komadantëve të Kosovës!
Zbulohet emri që do të drejtojë prokurorinë e Gjykatës Speciale. Është edhe lajm i mirë por edhe i keq. Thuhet se është një “zanatçi” kalibri. Ai është David Schwendiman, njeriu që sipas gjasave do të udhëheqë akuzën në Gjykatën Speciale të Kosovës, që pritet të nisë në fillim të vitit 2016. Në fakt ai prej një viti drejton TaskForcën e Bashkimit Europian për të ashtuquajturat akuza të Dick Martyt.
Po kush është njeriu nga i cili do të kalojnë të gjitha firmat për arrestime, të cilat kësaj radhe vërtetë që mund të vendosin mbyllje karrierash politike?!
David Schwendiman, është amerikan nga shteti i Utah, ku ka nisur karrierën akademike dhe ligjore si pedagog e më pas avokat. Schwendiman është një nga pedagogët më të njohur jo vetëm të Universitetit të Utah, por edhe shumë universiteteve të SHBA, transmeton Express. Mban gradën Profesor Doktor në jurisprudencë. Ai ka punuar në hetimin e krimeve të luftës në shumë zona të botës. Është një nivel i lartë mendimi dhe gjykimi. Kur u emërua në krye të task forcës së BEsë për hetimin e të ashtuquajturat krime të UÇKsë deklaroi se “kemi rastin të nxjerrim të vërtetën mbi akuzat e raportit të Dick Martyt.
Përpara se të emërohej në Kosovë, prokuror Schwendiman ka shërbyer në Afganistan si përfaqësues i Inspektorit të Përgjithshëm për rindërtimin e Afganistanit. Në vitin 2001 ai shërbeu si atashe ligjor i ambasadës së SHBA për çështjet ligjore në Kabul. Por ajo që e bën të afërt me rastin e Kosovës, është se zoti Schwendiman, nga viti 20062009 ka shërbyer si prokuror ndërkombëtar në Departamentin Special për Krimet e Luftës, që ndodhej në Prokurorinë e Përgjithshme të BosnjeHercegovinës. Në këtë rol ai hetoi krimet e kryera në konfliktin që zgjati nga viti 1992-1995. Nga 2007-a ai ishte një nga 4 zv/Prokurorët e Përgjithshëm të BosnjëHercegovinës dhe i dërguari i Departamentit të Shtetit për Krimet e Luftës. Ai përfaqësoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA në tre Lojra Olimpkike, ku siguria ka rëndësi primare: në Sidnej 2000, Salt Lake në 2002 dhe në Athinë në 2004. Ai ka përfaqësuar Departamentin e Drejtësisë në disa çështje në Bahrein, Vietnam, Tajlandë dhe Bangladesh. Karrierën ai e ka nisur natyrisht si prokuror në shtetin Utah, ku ka shërbyer edhe si zv/Prokuror Nga vitit 1977 deri 1987, Schwendiman ka shërbyer edhe si avokat në Marinën e SHBA, ku ka marrë edhe gradën Leitnant Komandant.