Ja nga kush e ruanin truprojat presidentin Rugova
Publicisti shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, Xhevat Rexhaj, përmes një postimi të tij në Facebook, ka postuar një fragment të librit “KFORI” të gjeneralit gjerman, gjenerali K.Reinhardt.
Sipas fragmentit të përkthyer nga gjuha gjermane, gjenerali thotë se Rugovën e ruanin truprojat nga ” të vështirët” dhe kundërshtarët politikë. Ja postimi i tij i plotë:
“Rugovën e ruanin truprojat nga “të vështirët” dhe kundërshtarët politikë! 11 nandor 1999, shtëpia e cila shërben edhe si rezidencë është një shtëpi normale….Rugova është një mikëpritës plot dashuri njerëzore Aty isha me z. Gilmoore dhe pasi që Rugova na tregoi brendinë, tregoi edhe dhomën në të cilën e kishin mbyllur (burgosur) serbët gjatë luftës… Brendia e shtëpisë me ato dekorime druri nga qyteti i Pejës, me bënë të ndihem sikur në dhomat e ndejës në Bajernin Verior ( Gjermani). Ai ndër të tjera na kërkoi që ne të bëjmë çka është e mundur që të ruhet Trepça, të fillojnë punët aty ku është e mundur…..Në fund, unë mora përsëri edhe një gur kristali të TREPÇËS si dhuratë….Gjenerali K. Reinhardt, libri “KFORI”, faqe 189-190….pjesë nga libri i gjen. Klaus Rheinardt në gjermanishte.