Ja pse Serbia këmbëngul për Trepçën

Nuk është e rastësishme këmbëngulja e Serbisë për pasurinë më me vlerë të Kosovës, Trepça.

Presidenti shqiptar për Miniera dhe Minerale, Sahit Muja në një intervistë për New York News, tha se Trepça është njëra prej pasurive më me vlerë e Kosovës, rezervat minerale të së cilës arrijnë deri në 2 trilion dollarë.

Muja thotë se miniera e Trepças nën drejtimin e ish Jugosllavisë kishte gjeneruar një qarkullim vjetor prej 4 miliardë dollarësh.

“Kosova është një nga vendet më të pasura në burime natyrore për metër katror në Evropë. Me male të mahnitshme, lumenj, pyje, dhe tokën e pasur. Kosova është shumë e pasur me minerale të tilla si linjit, qymyr, zink, ari, boksit, argjendi, magnez, plumbi, argjendi, alumini, mineral kromi dhe shumë më tepër, Kosova ka rreth 15 miliard ton linjit në rezerva, që e bëjnë me rezervat më të mëdha të linjitit në botë.

Kosova ka gjithashtu rezerva të pasura të asbestit, indium, germanium, talium, dhe galium, gur gëlqeror, mermer, kuarc dhe minerale të tjera”, ka thënë Muja për mediat

SHKARKO APP