Ja sa paguhen shqiptarët e Kosovës që i bashkohen ISIS në Siri dhe Irak
Sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, ka thënë për gazetën e përditshme norvegjeze VG se të rinjve të papunë të Kosovës po iu ofrohen 20 deri në 30 mijë dollarë për të shkuar në Siri, që të luftojnë për Shtetit Islamik.
Rexhepi ka shtuar se situata ekonomike në Kosovë ka ndikuar në radikalizimin e shumë të rinjve. Sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovë ka shtuar se paga mesatare në Kosovë është 200 euro, ndërsa papunësia e të rinjve është gati 55 përqind.
“Fatkeqësisht, ata u kanë shpëlarë trurin të rinjve tanë. Kjo është zhgënjyese”, ka thënë Resul Rexhepi për VG. Atyre u jepet "> statusi i nderit si heronj të Islamit pasi ndihmojnë familjet dhe vendin, nëse shhkojnë për të luftuar në luftë e shenjtë të xhihadit."
Gazeta norvegjeze shkruan se ajo ka vizituar qytetin e Mitrovicës në veri të Kosovës, ku shkalla e papunësisë është mbi 70 përqind. Një banor i zonës i rrëfen gazetës se ">ai njeh "misionarë" përreth të cilët përpiqen të rekrutojnë të rinjtë për Siri dhe Irak.
">Sipas vlerësimeve të qeverisë së Kosovës rreth 200 shtetas kosovarë i janë bashkuar ISIS.
Megjithatë, Rexhepi thotë për gazetën norvegjeze se Kosova është larg ekstremizmit fetar dhe ISIS edhe pse 96 përqind e popullsisë së saj është myslimane.
"Unë mendoj se kosovarët po e kuptojnë atë. Tani k">a më pak njerëz që shkojnë në luftën e xhihadistëve dhe disa prej atyre e kanë kutpuar që nuk është luftë e shenjtë ", tha Rexhepi për norvegjezen VG.
Ndërkohë një raport në fillim të muajit shkurt Business Times International vlerëson se me ISIS në Siri dhe Irak luftojnë rreth 20.000 luftëtarë nga vendet e tjera perëndimore.