Ja sa qytetarë kanë votuar deri më tani në zgjedhjet lokale në Kosovë
Kosova E Diel, 17 Tetor 2021 16:08
Zgjedhjet lokale po vijojnë të mbahen në të gjithë territorin e Kosovës. Deri në ora 15:20, kanë votuar 26.94 për qind apo 499 mijë 593 qytetarë.
Sipas të dhënave nga KQZ-ja, dalja më e madhe e qytetarëve vazhdon të jetë në komunat me shumicë serbe.
Komuna që prinë për numrin e qytetarëve që kanë dalë në zgjedhje, është Komuna e Zveçanit.