Ja si u vranë dy të rinjtë në parkun e Prishtinës (Video+18)

Janë publikuar pamjet e para të vrasjes, e cila kishte tronditur kryeqytetin një muaj më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Parkun e qytetit të Prishtinës, humbën jetën dy të rinj.

 Në videon e siguruar nga “Indeksonline”, shihet se si i dyshuari Lulzim Idrizi nga Shqipëria ekzekuton me armë zjarri viktimat Arianit Gashi dhe Eron Agaj.

I dyshuari, edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social “Facebook”, shkruan “Indeksonline”.

Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se po vijohet ende me hetimet për ngjarjen.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cfVmZtfA8ZI” width=”460″ height=”315″]

SHKARKO APP