Jabllanoviç: As e kam ndërmend të jap dorëheqjen!

"Unë nuk e kam ndërmend të jap dorëheqjen, sepse në asnjë moment nuk e kam shkelur ligjin". Kshtu ka thënë për median serbe "Vesti", Aleksandër Jabllanoviç,  ministër për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se protestat dhe kërkesat për dorëheqjen e tij nuk kanë të bëjnë aspak me deklaratën e bërë nga ai.

Jabllanoviç ka shtuar se tërë kabineti i kryeministrit Mustafa, e dinë që këto protesta që po thirren në largimin e tij dhe për Trepçën, kanë tjetër qëllim: marrjen e pushtetit me dhunë. 

Ai ka deklaruar më tej se përkundër ngjarjeve të fundit, komunikimi i koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe është i njejtë.

Ndryshe, nesër nga ora 12:00 sërish do të protestohet në Prishtinë me kërkesë shkarkimin e Jablanoviçit dhe kthimin e 'Trepçës', në pronësi të shtetit.

SHKARKO APP