Jabllanovic pritet të japë dorëheqje

 Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviq pritet të japë dorëheqje.Këtë e ka konfirmuar një burim i KTV-së brenda kabinetit qeveritar. Sipas tij, Jabllanoviq pritet të dorëhiqet pasi këtë ia kanë kërkuar tash e disa ditë partnerët e koalicionit, Mustafa dhe Thaçi.Shtytës për këtë dorëheqje sipas burimeve, është edhe presioni ndërkombëta i cili kërkon stabilitet me çdo kusht në Kosovë. Kohavisioni ka kontaktuar me ministrin Jabllanoviq, i cili nuk e ka mohuar lajmin.

“Nuk dua të jap asnjë deklaratë për disa ditë për media”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Jabllanoviqit dhënë KTV-së.

Dorëheqja e tij, është një nga kërkesat e protestave, që nisen që nga fillimi i janarit.

SHKARKO APP