Jabllanoviç u kërkon falje nënave që janë ndier të fyera

Ministri për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanovic, ka kërkuar falje për deklaratat që i ka bërë më 6 janar të këtij viti ndaj protestuesve në Gjakovë.

“U kërkoj fjale të gjitha nënave që janë ndier të fyera me këtë deklaratë”, ka thënë Jabllanovic, pas një takimi të qeverisë së Kosovës sot, raporton REL.

Ai i kishte quajtur “egërsira” protestuesit, që në numrin më të madh ishin nëna dhe familjarë të personave të pagjetur të luftës, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jabllanovic ishte arsyetuar duke thënë se komentet e tij nuk kishin të bënin me familjarët e personave të zhdukur, por me ata që kishin hedhur sende në autobusin që bartte qytetarët serbë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkim falja e ministrit pason protestën e mijëra qytetarëve në Gjakovë të shtunën më 17 janar, të cilët kërkonin nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shkarkimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?