Jahjaga anulon vizitën në Beograd

Por janë dy arsye që kanë bërë të dështojë pjesëmarrja e saj në Boegrad. E para është se presidenti serb Tomislav Nikolic nuk ka qenë i gatshëm që pas zhvillimeve si shkas i ndeshjes Serbi vs Shqipëri të pranojë që të ulët në një tavolinë ku është flamuri i Kosovës dhe ku Jahjaga është e thirrur si presidente e Kosovës. Por për këtë shkas Nikolic anuloi pjesëmarrjen në ceremoninë me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, që mbahet të martën në Belgjikë.


“Arsye tjetër është se Jahjaga tashmë ka bërë të qartë me analizimin e dy vizitave tjera se dëshiron te jetë në Kosovë për të zgjidhur ngërçin politik që po zgjatë tash e gjashtë muaj”, ka thënë një burim i Reporterit.net. “Ajo ka shprehur shqetësimet e saja të thella për pasojat që ka kjo krizë politike për vendin dhe dëshiron të bëjë me dije edhe përmes këtyre simbolikave të anulimit të vizitave, për pasojat që po i shkaktohen Kosovës si në aspektin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm”, ka deklaruar ky burim.


Nga presidenca e Kosovës ende nuk ka ndonjë deklarim zyrtare për shkuarjen apo mos shkuarjen e Jahjagës në Beograd. /reporteri.net/

SHKARKO APP