Jahjaga- Grasso: Intensifikim i marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës e Italisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Romë nga Presidenti në detyrë i Republikës së Italisë, Pietro Grasso, me të cilin diskutoi për zhvillimin dhe përparimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Gjatë takimet, Jahjaga dhe Grasso biseduan për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, si dhe theks i veçantë iu kushtua procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës, angazhimit rreth reformave të brendshme, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Jahjaga vlerësoi ndihmën që Italia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, e posaçërisht ndihmën e dhënë përmes KFOR-it dhe EULEX-it. Presidentja theksoi nevojën e zgjerimit dhe të thellimit të bashkëpunimit ndërmj10928998_762879200467892_4234922849235609194_net dy vendeve dhe rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet të dy vendeve.

Presidenti në detyrë i Republikës së Italisë, zotëri Pietro Grasso, nënvizoi se” Italia do të vazhdojë të lobojë për Kosovën dhe do të përkrah perspektivën evropiane të Kosovës.

“Kosova dhe Italia duhet të punojnë të zgjerojnë marrëdhëniet bilaterale ekonomike.Rajoni i Ballkanit Perëndimor për Italinë ka rëndësi strategjike”, theksoi Grasso.

Presidentja Jahjaga zhvilloi edhe një takim në Parlamentin Evropian, ku u prit nga Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Laura Boldrini.

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit  në Romë  nga Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian,  Laura BoldriniNë këtë takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe intensifikimin e raporteve institucionale ndërmjet të dyja vendeve. Presidentja Boldrini theksoi se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe Italia do të jetë një përkrahës i madh i Kosovës në këtë rrugë.

SHKARKO APP