Jahjaga: Ja ku ka qenë burri im gjatë luftës

 

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka treguar në Çikago, se ku ka qëndruar bashkëshorti i saj në kohën e luftës, ku sipas saj, ai ishte refugjat në Izrael.

Përveç kësaj Jahjaga tha se Kosova me Izraelin dhe popullin hebraik, ka një lidhje të fortë e cila i bashkon.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo lidhje gjendet në paralelet e vuajtjes së pamasë dhe në historitë e dhimbshme të popujve tanë, gjatë ballafaqimit me persekutim, luftëra dhe shfarosje. Gjendet në historinë e jashtëzakonshme të shpëtimit të mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nga shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo gjendet edhe në mbështetjen të cilën populli i Kosovës e ka gjetur tek aktivistët hebraikë të cilët avokuan për përfundim të represionit dhe si refugjatë, të cilëve u është ofruar strehë në Izrael gjatë momenteve më të rënda të historisë sonë. Burri im dhe familja e tij ishin në mes të atyre njerëzve”, shtoi gjithashtu Jahjaga.

Jahjaga hapi konferencën për bashkëpunim ekonomik “Mundësitë Globale” në Çikago të SHBA-së, konferencë kjo mbi mundësitë globale të bashkëpunimit, me fokus të posaçëm në mundësitë e bashkëpunimit në fushën e biznesit në mes të Republikës së Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?