Jahjaga: Organizatorët e protestës të distancohen nga turmat që sulmojnë policinë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se protesta është një e drejtë demokratike e qytetarëve të Kosovës për të shprehur kërkesat e tyre.

Megjithatë, ajo ka dënuar ashpër aktet, të cilat ajo i quan, “vandale” të një grupi protestuesish ndaj pronës publike dhe private të qytetarëve të Kosovës.

“E konsideroj protestën e sotme në Prishtinë si një të drejtë demokratike të qytetarëve të Kosovës për të shprehur kërkesat e tyre. Megjithëkëtë dënoj ashpër aktet vandale të një grupi të vogël protestuesish ndaj pronës publike dhe private të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kërkoj që organizatorët e protestës të distancohen nga turmat që po sulmojnë Policinë e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e Kosovës e bizneset në qytet”, ka thënë Jahjaga.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E drejta për të protestuar është e drejtë e pamohueshme që garantohet dhe ushtrohet në çdo demokraci, por atë e përcjellë edhe përgjegjësia për të ruajtur rendin publik dhe pronën e ndërtuar me shumë sakrificë, djersë e mund nga qytetarët e Kosovës”, u shpreh më tej presidentja Jahjaga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, ajo ka ftuar të gjitha palët për qetësi dhe demonstrim të pjekurisë politike dhe shoqërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?