Jahjaga: Shtetndërtimi, proces i vazhdueshëm

“Shtetndërtimi nuk është një proces që ka përfunduar, por është i vazhdueshëm dhe ne si institucione kemi shumë punë për të bërë”, tha Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë një vizite sot pasdite në komunën e Suharekës.

Ne, vijoi ajo, e dimë që kemi ende punë për të bërë sa i përket gjenerimit të vendeve të punës, rimëkëmbjes ekonomike së shtetit tonë, tërheqjes së investimeve të huaja, por këtë punë ne duhet ta bëjmë së bashku me qytetarët tanë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta çojmë zhvillimin e shtetit tonë në rrugën e duhur.

Presidentja Jahjaga tha se nuk ka shkuar në Suharekë vetëm për të dëgjuar hallet e qytetarëve, që janë probleme serioze dhe që ajo i di shumë mirë, por edhe për t’i adresuar të gjitha këto probleme dhe për të gjetur zgjidhje për to.

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga vizitoi komunën e Suharekës (3)Presidentja gjithashtu tha se vizitoi vendin ku ka ndodhur masakra e madhe mbi familjen Berisha në Suharekë, që ajo e quajti si një nga dhimbjet më të mëdha të popullit tonë, një çmim i paguar, që ne sot të jemi një popull i lirë, një popull sovran dhe me një perspektivë të hapur drejt integrimeve euroatlantike. “Jam këtu që t’u ofroj përkrahjen time institucionale dhe personale këtyre familjeve dhe të vendosim në kujdesin institucional objektet e tilla”, tha Presidentja Jahjaga. Në një takim me kryetarin e komunës së Suharekës, Sali Asllanaj dhe udhëheqjen komunale, Presidentja Jahjaga u njoftua për gjendjen e përgjithshme në këtë komunë, e cila po përballet me vështirësi në zhvillimin ekonomik. E shoqëruar nga kryetari i komunës, ajo bëri homazhe dhe vendosi kurorë lulesh te lapidari i 500 viktimave civile të luftës në Suharekë.

Gjatë vizitës në Suharekë, Presidentja vizitoi vendin ku në vitin 1999 u krye masakra mbi anëtarët e familjes Berisha. mAjo gjithashtu bashkëbisedoi me qytetarët dhe dëgjoi hallet dhe problemet me të cilat ata përballen në përditshmërinë e tyre në të gjitha fushat.

SHKARKO APP