Jahjaga: S’mund të ndryshojmë duke sfiduar institucionet e shtetit
Shteti i Kosovës sot mbush 8 vjeç dhe veç festimeve për Pavarësinë është parashikuar dhe protestë nga ana e opozitës.
Por, në këtë 8 vjetor, sfida më e madhe për shtetin e Kosovës për momentin është ajo e kalimit të ngërçit politik. Ku forcat opozitare të Kosovës prej muajsh nuk lejojnë zhvillimin e seancave noramle parlamentare, pasi kundërshtojnë dy marrëveshjet, atë të Zajednicës dhe të Demarkacionit.
Pikërisht sot, në 8 vjetorin e pavarësisë opozita ka paralajmëruar një protestës, që sipas saj do të jetë masive për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës.
Në ceremoninë e organizuar për nder të 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga bëri apel për dialog për të zëvendësuar moskuptimin.
Atifete Jahjaga: ” Sot është festë për të gjithë. Na duhet më shumë punë për të treguar se të tashmen e ndryshojmë vetë por jo me dhunë e me forcë. Jo më fuqinë e grushtit që sjell dhimbje e rrënim, sfidon institucionet e shtetit, jo me mohimin e asaj që kemi krijuar deri sot dhe asesi me testimin e partneritetit tonë me faktorin ndërkombëtar. Sot është festë dhe festat zakonisht bën bashkë të gjithë në një dialog që zëvendëson moskuptimin dhe keqkuptimet. Ndryshon botëkuptimin dhe mban gjallë kulturën e marrëveshjeve. Është koha për të harruar mëritë dhe tejkaluar dallimet. Është koha e ndërtimit që varet nga vetë ne. Ne nuk jemi njerëz që i frikësohen të ardhmes por e krijojmë atë, dhe në këtë përvjetor na duhet të bëhemi sërish bashkë për të nënshkruar një kapitull të ri të shtetit, bazuar mbi dijeni, zhvillim e përparim, njerëz të aftë që e bëjnë Kosovën pjesë e pandashme e botës demokratike.