Jahjaga thirrje liderëve në Kosovë: Uluni së bashku për të gjetur një zgjidhje

Zëdhënësi i presidentes së Kosovës Arbër Vllahiu, the për Deutsche Welle se me rëndësi është zgjidhja e ngërçit politik dhe jo zgjedhjet. ”Ka ardhur koha që liderët e partive politike parlamentare të ulen në një takim të përbashkët. Dhe ka ardhur koha që së bashku të gjejnë zgjidhjen e pranueshme për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale. Zgjidhja është me rëndësi, jo zgjedhjet, sepse tashmë Kosova ka hyrë në një krizë financiare dhe këtë po e ndjejnë posaçërisht qytetarët e vendit, dhe punëtorët e ndërmarrjeve të ndryshme”, tha Arbër Vllahiu.

SHKARKO APP