Jakup Krasniqi del para gjykatës Speciale në Hagë, i lexohen aktakuzat

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalë sot para bankës së të akuzuarit në Gjykatën e Hagës, në rolin e ish-zëdhënësit të UÇK-së. Teksa iu lexuan akuzat, Kasniqi është prezantuar para togës së zezë. Ai foli shumë qartë se ishte kosovar.

Prezantimi:
Unë jam Jakup Krasniqi.

Data e lindjes dhe vendi?
1951. Kosovar

E kuptoni gjuhën shqipe?
E flas dhe e kuptoj mirë gjuhën shqipe.

Gjykatësi ka përmendur aktakuzat ndaj Krasniqit.

Juve akuzoheni për përndjekje burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje e paligjshme”, tha gjykatësi.

Ndërsa Krasniqi, sipas rregullores së Gjykatës ka treguar në shqip identitetin e tij. Ai gjithashtu është shprehur se e ka marrë aktakuzën në gjuhën shqipe dhe e ka kuptuar atë.

Aktakuzën e kam marrë më 4 nëntor 2020, por pasi kemi ardhur në burgun e Hagës kemi marrë një dosje të korrigjuar, është në gjuhën shqipe dhe e kam kuptuar mirë”, ka thënë Krasniqi.

SHKARKO APP