Jakup Krasniqi: Ja pse Thaçi mbështeti ndryshimin e kufijve

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi dha një tezë të mundshme sipas tij të faktit se pse presidenti Hashim Thaçi mbështeti idenë e ndryshimit të kufijve. Ai deklaroi për emisionin “Pressing” të televizionit T7 se Thaçi mund të jetë i shantazhuar dhe është mundur t’i ikë Gjykatës Speciale.

“Unë kam qenë kundër kalimit nga bisedime teknike në politike, unë kam qenë kundër bisedimeve politike” tha Krasniqi, duke shtuar se “vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që i dha të drejtë Kosovës në shpalljen e pavarësisë dhe një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e detyroi Kosovën që të bëjë bisedime teknike e jo politike”, theksoi Krasniqi.

Ai tha se Thaçi i filloi bisedimet politike duke “argumentuar se e ka mbështetjen e Uashingtonit e Brukselit. Unë mendoj që një rol negative e ka edhe Gjykata Speciale. E konsideroj që përpjekja që dikush t’i ikë Gjykatës Speciale duke bërë manovrime të ndryshme, mendoj që e ka dëmtuar procesin politik. Kështu e shoh, ndoshta nuk kam të drejtë, por kam të drejtë ta them”,- tha ai.

SHKARKO APP