Jakup Krasniqi: Paligjësia dhe kupola e krimit dhe në Kuvendet e shqiptarëve
Disa zhvillime që po ndodhin ditëve të fundit në hapësirën shqiptare me shtynë që të përserisë një konstatim timin të fillimit të majit të vitit 2016. Titulli i shkrimit atëherë ishte: Çka duhet ndryshuar në politikën tonë?
Pjesë nga shkrimi:
“Konsideroj se i gjithë problemi ynë si shoqëri konsiston të mungesa e madhe e përgjegjësisë të të gjitha komuniteteve politike e intelektuale, kudo ku ajo është duke u kërkuar. Frustrimi shoqëror ka arritur maja shqetësuese. Madje, mungesa e përgjegjësisë është e shtrirë në çdo pore të shoqërisë shqiptare. Dëshmia më e mirë e kësaj është pa ligjësia dhe kupola e krimit në të gjitha institucionet e shtetit, përfshirë edhe institucionet më të larta te shqiptareve, në Kuvendet e Republikave prej nga drejtohet të gjitha shigjetat e akuzave për krime, prej më të ndryshmeve?! (Ndonëse, akuzat janë kryesisht më fjalë, se kur janë në pyetje përfitimet personale, nuk mungojnë ujditë e korruptuara në mes të të akuzuarve të “pakompromis”, si ndodhi në rastin e zgjedhjes se Presidentit?!) Deri edhe kërkesa për revolucion të armatosur?! Aty ku mbrohet krimi e korrupsioni i njerëzve të partisë sime, nuk ka shtet ligjor?! Ky mentalitet, mentaliteti i nënshtrimit ndaj liderit e jo programit politik e zhvillimor, askund nuk ka prodhuar e nuk prodhon demokraci e as ndërton shtet të së drejtës. Pse të jetë ndryshe tek ne”?