Jakup Krasniqi: Po ç’lidhje ka Kosova me ISIS?
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se thëniet se Kosova është e përfshirë në ISIS, janë përtej çdo mundësie që Republika e Kosovës të jetë kontribuese, për ekzistencën e shtetit islamik, ekzistenca e të cilit as nuk është varur e as që do të varet sipas tij, nga shqiptarët në përgjithësi e ata të Kosovës në veçanti.
Megjithatë, sipas Krasniqit, arsyet se pse shqiptarët janë përfshirë në atë rrjet terrorist, para pak ditë i tha Daniel Serwer: “Unë nuk mbaj një qëndrim për SHBA-të. Personalisht, më duket se po shohim një rritje dramatike të kosovarëve që janë të gatshëm për të luftuar për një kauzë që unë e cilësoj të tmerrshme, por atyre po u duket tërheqëse. Mungesa e mundësive për punësim, izolimi, financimi nga të huajt ekstremistë, zhgënjimi nga përfitimet e pavarësisë, zhgënjimi me qeverisjen e korruptuar, të gjitha këto luajnë një rol frymëzues për rekrutim në “Shtetin Islamik”, cilëson Krasniqi.
Përkundër këtyre, ai vlerëson se nëse është kështu, se kemi “rritje dramatike”, gjendja është serioze dhe kërkon reagim adekuat nga shteti ynë, pse jo edhe shoqëria në tërësi.