“Jam pozitiv me koronavirus”, pasi i riu përhapi alarm duke gënjyer në rrjetet sociale e pëson keq
Policia e Kosovës mbrëmjen e së premtes ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte gënjuer si kishte reultuar pozitiv me COVID-19 duke vënë kështu alarmin.
Personi në fjalë, përmes rrjetit social kishte shpërndarë lajmin, duke keqpërdorur kështu sinjalin e fatkeqësisë apo të rrezikut, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.
“Rr. Kadri Zeka, Prishtinë 27.03.2020 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi përmes rrjetit social ka gënjyer se është testuar dhe ka dal pozitive me sëmundjen COVID-19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.