“Japonia votoi kundër Kosovës në UNESCO për shkak të një skandali seksual”

 

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se Japonia nuk ka votuar pro Kosovës në UNESCO, për arsyen se kohë më parë një zyrtar i lartë i Qeverisë ka ngacmuar seksualisht dikë në Japoni.

Prandaj, sipas Ismailit, është kjo edhe një arsye përse Qeveria duhet të zihet fajtore për mospranim në UNESCO.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mospranimit të Kosovës në UNESCO i ka kontribuuar sjellja e Qeverisë e jo Opozita”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zyrtari i lartë qeveritar, ka ngacmuar seksualisht dikë në Japoni, e sigurisht që Japonia do të votonte kundër Kosovës”, ka deklaruar Ismaili.

Ismaili, kur përmendi rastin e ngacmimit seksual në Japoni, i është referuar Ramadan Sejdiut – drejtor i Departamentit për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në ministrin e Zhvillimit Ekonimik – i cili ishte arrestuar nga forcat e rendit në Japoni, nën akuzat se ka bërë ngacmimi seksual dhe nuk ishte lejuar të kthehej në Kosovë.

Sejdiu, në Japoni po qëndronte për të ndjekur një trajnim për trajtimin e ujërave të zeza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?