“Je e vdekur”, kërcënohet me jetë këngëtarja dhe deputetja shqiptare
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e njohur për gjithë shqiptarët edhe si këngëtare, është kërcënuar me vdekje përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi duket se Hoxha është kërcënuar me vdekje përmes rrjeteve sociale.
“Eliza Hoxha je e vdekur”, shkruan një person në profiling e tij në “Facebook”.
Një qytetar ka shkruar në profilin e tij në Facebook “Eliza Hoxha je e vdekur”.
Reporteri.net shkruan se ky kërcënim ka ndodhur ditën kur është rrëzuar qeveria.
Një gjë të tillë e ka bërë publike edhe vetë e kërcënuara, e cila është shprehur: “Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot…
Liria me lincu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit.
Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër.
Sot po e ndaj këtë me të gjithë juve.
P.S. Me mendu ndryshe, me përfaqësu diçka tjetër përtej asaj çfarë ti pëlqen dhe beson, për mua është begati…e për ty e disa të tjerë…po shihet…”