Jelena Miliç, serbja që acaroi Vuçiç: Ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi (VIDEO)

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike, Jelena Miliç, është larguar nga studioja gjatë debatit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi ky i fundit i ka thënë se po flet kundër interesave të Serbisë.

“A e di që ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi? Serbët kanë ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve”, kanë qenë këto fjalët që e kanë acaruar në masë kryeministrin serb, të cilat ia ka thënë Vedrana Rudan me prejardhje është kroate dhe e martuar me serb, në një tjetër emision.

Pas fjalës së Vuciçit, Miliç është larguar nga studioja duke injoruar fjalët e kryeministrit serb. Ndërkohë, Vuçiç dhe Miliç ishin të ftuar në “Pink” të Serbisë, ku kryesisht do të përballeshin për ekonominë, reformat, Ramush Haradinajn dhe Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miliç, gjatë debatit e ka akuzuar Vuçiçin duke thënë se ai bashkëpunon me të inkriminuar dhe të dyshuarit për krime lufte, përfshirë gjeneralin Lubisha Dikoviç. “Mos u kthe. Mirupafshim e të dëshiroj çdo të mirë”, i tha kryeministri zonjës Miliç kur po largohej nga studioja. TemA

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=eOuy4dNZVv0″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?