Jep dorëheqjen ministri i Integrimeve të Kosovës

Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, në një konferencë për shtyp, pak minuta më parë, paralajmëroi dorëheqjen e tij nga ky post.

“Me stafin tim jemi përpjekur të japim maksimumin.Dy objektivat kryesore janë përmbushur, e para MSA dhe e dyta mbetet përfundimi i plotë i liberalizimit. Kriteri i fundit i mbetur është jashtë kompetencave të mija, kjo i mbetet parlamentit. Jam i sigurt që në javët e ardhshme kësaj çështje do t”i vijë fundi. BE ka dështuar ta trajtojë Kosovën në mënyrë të barabartë me shtetet e rajonit . I bëjë thirrje BE-së që Kosovën ta trajtojnë si shtetet tjera”, tha Çollaku.

Sipas tij, Kosovës i kanë mbetur edhe dy kritere për liberalizimin, demarkacioni me Malin e Zi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.  “Asociacioni nuk lidhet në asnjë formë me procesin e liberalizimit të vizave”, u shpreh Çollaku.

Ai tha se do të jetë këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

SHKARKO APP