Jep dorëhqejen ambasadorja amerikane në OKB

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, i paraqiti presidentit Donald Trump dorëheqjen nga funksioni i saj.

Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders, bëri të ditur se “Presidenti Trump dhe Ambasadorja Nikki Haley do të takohen në Zyrën Ovale në orën 10:30. Ky takim do të jetë i hapur për median “.

Ende nuk dihen shkaqet se pse diplomatja e lartë vendosi të dorëhiqet.

Ambasadorja e SHBA në OKB ka qenë një mbrojtëse e flaktë e pavarësisë së Kosovës. Në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, organizuar nga shqiptarët në SHBA, ajo tregoi se edhe lidhjen e saj me Kosovë.

Nikki Haley deklaroi se burri i saj ishte me origjinë shqiptare dhe ky e fakt e ka bërë që të njihte më mirë historinë e Kosovës.

SHKARKO APP