Jeremiç: Për ta ruajtur karrigen e vet, Vuçiç do t’i japë Kosovës karrige në OKB

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërmend që shumë shpejt Prishtinës t’ia dorëzojë karrigen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që Perëndimi t’ia lejojë mbetjen në pushtet.
“Ai së shpejti do t’ia mundësojë Kosovës karrigen në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Jeremiq.

“Vuçiq këtë ua ka premtuar të huajve pasi ka bërë shumë koncesione, para së gjithash rreth krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe tregtinë me armë”, është shprehur ai.

“Ai duhet ta bëjë këtë për të mbetur në pushtet”, citon tv nasha të ketë thënë ai.

Jeremiq mendon se Vuçiq në Berlin e ka dhënë betimin e vet se do ta nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse e cila Kosovës do t’i mundësojë anëtarësimin në OKB.

SHKARKO APP