Jeta 20 metra afër kufirit me Kosovën. Serbja nga Medvegja: Shqiptarët më ruajnë mua, e unë u ruaj lopët

Medvegjë, 7 janar 2017 – “Na mbajnë fqinjët shqiptarë” (“Cuvju nas komsije albanci”), me ketë titull prezantohet një reportazh i gazetarëve të gazetës serbe “Blic”, për shtëpinë e vetme serbe në një fshat afër Medvegjës. Shtëpia ndodhet 20 metra nga kufiri me Republikën e Kosovës, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 Fshati është i boshatisur, shtëpitë janë braktisura jo vetëm nga shqiptaret por edhe  serbët. “Unë jam e etur të dëgjoj zëra te njerëzve. Këtu dëgjoj vetëm qentë apo ujqit duke uluritur,..”,- thotë Milijana Stankovic (60) nga fshati Dabishevc i Medvegjës, e cila e vetme përkujdeset për burrin e sëmure dhe  kafshët. Ajo shpjegon se ka pesë fëmijë, por ata jetojnë rreth 35 kilometra më larg, me poshtë në Medvegjë.

 Oborri i kesaj familje serbe prek kufirin e 20 metrash afër Kosovës. Matanë kufirit ndodhet një fshat tjetër,  me të njëjtin emër Dabishevc. Dallimi është, historia e një gruaje të vetmuar këndej në Serbi. “Nuk kam frike e vetmuar, sepse shqiptaret kujdesen, me më ruajnë, e unë ruaj, kujdesem për lopët e tyre”,- rrëfen serbja e vetmuar në këtë fshat, në brezin kufitar me Kosovën.

 “Serbët dhe shqiptarët kanë jetuar me shekuj në harmoni, nuk ka pasur incidente, por varfëria ka bërë të veten. Shtëpi të tjera pak me larg janë me njerëz Marevce, Stan, Sponce, me tej një fshat me emrin Tulare me popullsi të përzier serbo-shqiptare”.

Stankovic: Dikur hanim bashkë me shqiptarët

“Gruaja ime dhe unë jetojmë këtu prej vitesh me dy djemtë dhe vajzën. Ne jemi të angazhuar në bujqësi dhe blegtori dhe presim dru në pyll, me të cilat jetojmë. Fëmijët e mi duan të ikin nga këtu, ata nuk kanë perspektivë. Sa për mua, unë nuk jam duke shkuar askund, kam lindur këtu dhe etërit e mi kanë vdekur. Unë s’kam nga t’ja mbajë…”,- thotë burri i sëmurë i Miljanës.

Fshatarët, të cilët herë pas here vizitojnë shtëpitë e tyre, thonë se problemi më i madh është lidhja e humbur me Kosovën, dhe Prishtinë, ku ata zhvillojnë tregti. Pavarësisht nga zhvillimet ne rajon disa fshatarë mbajnë ende kontakt me fqinjët e tyre shqiptarë.

–Baka Milijana kujton jetën me shqiptarët në të kaluarën: “Kur ne ishim në fillim të viteve të nëntëdhjeta  kishte rregulla në shtëpi dhe fshatin tonë. Shumica prej shqiptarëve nga Ajkobila dhe Dabishevci na ndihmonin. Kur ne shoqëronim djem e tyre në ushtri festonin bashkë. Tani ata thonë se ne jemi armiku. Tash s’ka as kojshillëk me ata te Kosovës, as qengja. Unë nuk e kuptoj ketë?!”,- flet e meriztur Milijana.

SHKARKO APP