Jeta e Vuçiç në rrezik? Piloti ndryshon papritur drejtimin e avionit
Udhëtimi i fundit me avion i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka rezultuar problematik. Teksa ai po udhëtonte, ju kanos një rrezik për shkak të motit të keq.
Shiu i fortë dhe mjegulla e dendur po pengonin fushëpamjen e pilotit, i cili u detyrua të ndryshonte papritur drejtimin e avionit. Ngjarjen e bërë të ditur vetë presidenti serb Vuçiç në “Instagram”, ku tregon për historinë.
Kujtojmë që pak ditë më parë avioni ku po udhëtonte Kobe Bryant u rrëzua për shkak të mjegullës e për pasojë gjeti vdekjen basketbollisti i njohur, vajza e tij dhe 9 persona të tjerë.