Jetoni jashtë Kosovës dhe doni të votoni? Nga sot nis etapa e re, si do kryhet

Duke filluar nga sot (18 shtator 2019), qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar suksesshëm gjatë periudhës së aplikimit, do të mund të votojnë përmes postës.

Votuesit nga vendet e mërgatës do të mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për kryeministër dhe kandidatët për deputetë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Klan Kosova, i cili ka shtuar se sot do të mbahet një mbledhje ku do të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit si dhe do të përpilohet një raport i detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po besojmë se sot gjatë ditës do të mund të fillojmë me Votimin përmes Postës. Do të kemi mbledhje të KQZ-së ku do të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit si dhe do të kemi një raport të detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit”./klankosova.tv

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?