Joe Biden dhuratë për Majlinda Kelmendin

Zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka dekoruar me Stemën Shtetërore kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi.

Teksa ka mbërritur dje në Kosovë, në pritje të tij në Aeroportin Adem Jashari ishte edhe kampionja olimpike Majlinda Kelmendi.

“Joe Biden Nënkryetar Amerikan jep dekoratë Stemën Shtetërore për Majlindën gjatë zbritjes në Aeroport. Përgëzoj Kampionen tonë dhe ja prezentoj Majlindën nipave të tij si Heroina e Vendit tonë”,- ka shkruar Driton Kuka në Facebook.

Zëvendës-presidenti amerikan, Joe Biden, bashkëshortja e tij, Jill Biden, nipi dhe mbesa u pritën nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me bashkëshorten Lumnijen, ambasadori amerikan Greg Delawie, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, si dhe kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.

SHKARKO APP