Joe Biden, javën e ardhshme në Kosovë

Zëvendës-presidenti amerikan, Joe Biden javën e ardhshme do të vizitojë Kosovën.

Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë, bëhet e ditur se Biden do të fillojë turneun ballkanik më 15 gusht, ndërsa përveç Kosovës, pritet ta vizitojë edhe Serbinë.

Nga njoftimi bëhet e ditur se Biden do të takohet me presidentët dhe kryeministrat e dy vendeve, por akoma nuk dihen çështjet, për të cilat do të flitet.

SHKARKO APP