Joe Biden në Prishtinë do të takojë Thaçin dhe Mustafën

Zv/presidenti amerikan, Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të qëndrojnë në fillim të javës së ardhshme në Prishtinë. Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Nënpresidenti Biden, mbërrin të marten mbrëma në Prishtinë, kurse të mërkurën paradite do të zhvilloj takime dypalëshe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel, ku janë të stacionuara forcat amerikane të KFOR-it,për të marrë pjesë në cermoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III.

SHKARKO APP