Joe Biden viziton Kosovën më 17 gusht
Zëvendës-presidenti amerikan, Joe Biden do të vizitojë Kosovën më 17 gusht.
Gjatë qëndrimit të tij në këtë vend, Biden do të takohet me krerët kryesorë politikë në vend.
Ai pritet që të vërtetojë mbështetjen e administratës së Presidentit Barack Obama për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Biden është njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të Kosovës dhe në respekt të tij, së fundmi qeveria e Kosovës e ka emëruar një magjistrale me emrin e djalit të tij të ndjerë, Boe Biden.