Joseph Daul: Kosova është në mes të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh edhe kryetar i LDK-së, ka treguar detaje gjatë takimit që kishte gjatë javës me kryetarin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, citon kryetarin e EPP, t’i ketë thënë se” Kosova është mjedis Evrope” dhe se ai dëshironte që të ketë sa më shumë Evropë në Kosovë.

Lexojen i të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Gjatë takimit që pata këtë jave me z. Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane (EPP), aty ku është anëtare LDK-ja, iu falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të EPP-së për integrimet evropiane të Kosovës dhe veçmas për procesin e liberalizimit të vizave. I thash se me këtë po e fuqizoni edhe më shumë orientimin proevropian dhe përkatësinë evropiane të qytetarëve të Kosovës.

Ai, derisa unë flisja, u ngrit nxori një hartë nga sirtari e vuri para nesh dhe më tha, shihe Kosova është mjedis Evrope, por problemi ynë është që ne të kujdesemi bashkërisht për Evropën. E kuptova se dëshironte të shtonte se ka nevojë të ketë edhe sa më shumë Evropë në Kosovë, sikurse edhe Kosovë në Evropë” .

SHKARKO APP