Joseph: Zgjedhjet në Kosovë janë edhe referendum

Zgjedhjet në Kosovë do të jenë pjesërisht edhe referendum për disa çështje siç është “shkëmbimi i territoreve”, ka thënë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Edward Joseph, profesor i Universitetit “John Hopkins”, i cili ka qenë edhe pjesëmarrës në misione të ndryshme në Ballkan gjatë dhe pas luftërave të viteve të 90-ta.

“Serbia është në një situatë tjetër, sepse pozicioni i presidentit Aleksandar Vuçiç është shumë i fuqishëm. Ai kontrollon Qeverinë, ka një ndikim të madh në media, gëzon mbështetjen e Rusisë. Pra, ai ka një pozicion shumë të fortë që i lejon atij të arrijë një marrëveshje për Kosovën”, ka thënë Joseph.

Joseph thotë në këtë intervistë se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një skenar i rrezikshëm që nuk do të zgjidhë mosmarrëveshjen në raportet mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përkundrazi, do ta komplikonte situatën, do t’i jepte fund pranisë së serbëve në jug të Kosovës, duke rrezikuar statusin e Deçanit, Graçanicës dhe pasurive të tjera të rëndësishme serbe. Kjo menjëherë do të hapte çështje më të gjera rajonale, siç është statusi i Sanxhakut dhe Republikës Serbe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, analisti amerikan, vlerëson se për çështjen e ndryshimit të kufijve, ka qëndrime të ndryshme në Uashington.

“Për shembull, për dallim nga Bolton ( John Bolton- këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë) ekziston një pozicion tjetër i Departamentit të Shtetit, i cili thekson se çdo zgjidhje për Kosovën duhet të marrë parasysh stabilitetin rajonal, dhe shkëmbimi i territoreve sigurisht nuk kontribuon në stabilitetin e Ballkanit”, tha Joseph, duke shtuar se tashmë Bolton ka sinjalizuar se e mbështet ndryshimin e kufijve si zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur për ndikimin që mund të ketë dorëheqja e Ramush Haradinajt në dialogun Kosovë-Serbi, Joseph tha se e ardhmja politike e Haradinajt është në duart e Gjykatës në Hagë.

“Së pari, e ardhmja politike e ish-kryeministrit Haradinaj tani është në duart e Tribunalit të Hagës. Ai së pari përballet me çështje ligjore përpara se të përqendrohet në çështje politike”, ka thënë Joseph.

Joseph: “Një qeveri kalimtare do të mund të pezullonte tarifën”

I pyetur të komentojë opinionet se thirrja që i është bërë Haradinajt nga Haga – edhe pse dy herë ka qenë i liruar nga Tribunali I Hagës – është formë e presionit që Perëndimi e bën ndaj tij, analisti amerikan tha:

“Ky është në një masë të madhe spekulim, që është tipike për Ballkanin ku përhapen teoritë e komplotit – edhe kur bëhet fjalë për institucione të gjyqësisë që duhet të jenë plotësisht të pavarura nga ndikimet politike”, thotë Joseph.

Lidhur me qëndrimet e ndryshme për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe, Joseph thotë se kanë ekzistuar mospajtime ndërmjet Prishtinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat gjithashtu kanë kërkuar heqjen e saj.

“Në këtë kuptim edhe një qeveri kalimtare do të mund të pezullonte tarifën me kushte të caktuara, përfshirë edhe gatishmërinë e Beogradit për të kontribuar në zhvillimin pozitiv dhe suksesin e dialogut”, ka thënë Joseph./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?