Judah: Marrëveshja Kosovë – Serbi s’është afër

Gazetari dhe analisti britanik Tim Judah tha sot se nuk e sheh afër arritjen e marrëveshjes në mes të Serbisë dhe Kosovës, pavarësisht pretendimeve nga Shtetet e Bashkuara se marrëveshja është afër.

“Nuk mendoj se do të ndodhë shumë dhe situata do të jetë pak a shumë e njëjtë edhe për një vit”, tha Judah për agjencinë e lajmeve serbe “Beta”, transmeton KSP.

I pyetur se si ai komenton letrat e presidentit të SHBA Donald Trump për presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, se marrëveshja është “në dorë”, Judah tha: “Ai nuk e di se ku jini”.

“Ju kujtohet artikulli në Mundo se Trumpi nuk e dallon Ballkanin nga Baltiku. Ai nuk e di se ku jeni. Nuk ka zëra nga Ballkani, nuk ka shumë zëra nga diaspora”, tha Judah.

Analisti britanik shtoi se disa njerëz nga administrata e Trump-it, siç ishte këshilltari për sigurimin kombëtar John Bolton-it, ishin të njoftuar me situatën në rajon, por se SHBA-ja në përgjithësi nuk kanë ndikim në rajon.

“Thaçi nuk ka pushtet në parlament, ndërsa SHBA nuk ka asgjë për t’i ofruar Vuçiqit”, tha Judah.

Ai vlerësoi se konstatimi nga letra e Trump-it se marrëveshja është “në dorë”, është në kundërshtim me atë që po ndodh.

“Në dy muajt e fundit, marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës kanë qenë shumë më keq”, tha Judah, duke shtuar se asgjë nuk tregon se marrëveshja është pranë.

SHKARKO APP