Ka urdhërarrest në Interpol dhe Europol, Rrustemi: Radoiçiç arrestohet nëse do lërë Serbinë

Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Kosovës, Adnan Rrustemi, përgëzon ngritjen e aktakuzës dhe nisjen e procedurave gjyqësore. Ai akuzon presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se urdhëroi sulmin në Banjskë, me të cilin synonte aneksimin e veriut të Kosovës.

Rrustemi siguron se Kosova do të përdorë çdo aspekt ligjor dhe diplomatik, bashkë me faktorin ndërkombëtar, për të arrestuar dhe sjellë terroristët nga Serbia për tu përballur me drejtësinë në Kosovë.

Ai siguron se kryeterroristi Milan Radoiçiç do të arrestohet menjëherë në rast se do të lërë Serbinë. Për të nuk ka pushuar rreziku për Kosovën, përderisa Vuçiç vijon me politikat e tij hegjemoniste, por shteti është më i përgatitur se kurrë për çdo sulm apo kërcënim të mundshëm.

SHKARKO APP