“Kaçaniku, kryeqytet i xhihadistëve të Ballkanit”

Gazeta britanike “Daily Telegraph” shkruan se Kaçaniku në jug të Kosovës ka marrë titullin “kryeqytet i xhihidistëve të Ballkanit”, pasi nga 30 mijë banorë, 24 prej tyre kanë shkuar në radhët Shtetit Islamik në Siri e Irak.

“Më i njohuri nga xhihadistët e Kaçanikut është 25 vjeçari Lavdrim Muhaxheri, i cili në rrjetin social në Facebook ka publikuar fotot në të cilat, një të dyshimti për spiunim ia heq kokën”, transmeton Koha.net.

Në foton tjetër Muhaxheri shihet duke e ekzekutuar një sirian me raketë.

Sipas disa shifrave, deri më tani në luftërat në Siri e Irak kanë shkuar 300 persona nga Kosova.

SHKARKO APP