Kadri Veseli ftohet në Hagë, flet Haradinaj: Jam i bindur se do ta mbrojë pastërtinë e luftës për liri

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një statusi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me ftesën që Gjykata e Hagës i ka bërë kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Haradinaj shprehet se është i sigurt se Veseli do të mbrojë pastërtinë e luftës për liri.

Postimi i Ramush Haradinaj:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

RH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?