Kadri Veseli zyrtarisht kandidat për kryeministër në Kosovë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli zyrtarisht është një nga kandidatët për kryeministër të Kosovës për zgjedhjet që do të mbahen me 6 tetor. Veseli mbajti një fjalim në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës para simpatizantëve të partisë së tij, ku edhe bëri premtime për qeverinë e re, pjesë e së cilës do të jetë edhe PDK-ja sipas tij.

 

“Do të formojmë një qeveri të vogël, por gjithëpërfshirëse. Pjesa më e madhe do të jenë të rinj. Do ta luftojmë korrupsionin dhe nepotizmin, ndaj edhe vendosa t’i luftojë të gjithë ata që kanë probleme korrupsion”, ka thënë Veseli.

Kadri Veseli kishte premtuar se në listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së nuk do të ketë persona të cilët akuzohen nga drejtësia.

SHKARKO APP