“Kallashnikovi serb” dhe mitra e dhunuar e femrës shqiptare

 

Nga Gëzim Mekuli

Ekspozita “Mendoj për ty” në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, është e qëlluar dhe humane, e njëkohësisht është edhe akuzuese dhe ndërgjegjësuese.

Por, këtu, në këtë vepër artistike, përpos bërthamës së sinqertë humane, ka edhe një kryeqëllim politik dhe ideologjik.

Në të njëjten kohë, kjo vepër e nderuar artistike, me qëllim, është duke dërguar porosi dhe informacione jo të qarta në hapsirën publike.

Kjo ekspozitë, në mes të Prishtinës, po përpunon "fakte" jo të drejta, “dëshmi”, dhe “fotografi” të paargumentuara, para botës, si dhe tek vet shqiptarëvet.

 

Pse e them këtë?

Fjalia, simbolet, dhe gjuha që po përdorët në këtë vepër artisitke tregon se kjo ekspozitë madhore i është kushtuar "grave të dhunuara në luftë". Shtrohet pyetja; Kush janë këto gra të dhunuara? Janë serbe? Boshnjake? Rome? Turke? Malazeze? Egjiptase? Apo janë femra shqiptare?

Viktima nuk ka komb e as etni. Viktima është e pafajshme, pavarësisht etnisë e kombit. Këtu nuk ka dilemë. Por, dhuna e organizuar seksuale, që u përdor si “kallashnikov serb”, për të shkatëruar qenjen shqiptare, ka shtet, ka komb, etni, dhe plane ushtarake gjeo-politike. Pse “harrohet” këtu të shkruhet, të ceket e të nënvizohet me titullin dhe moton si: “Viktimat seksuale të dhunës së politikave serbe ndaj gruas shqiptare”? Kjo ekspozitë ka karakter politik! Kjo ekspozitë politike është edhe dhunë, ofendim dhe torturë për të gjitha ato femra të dhunuara shqiptare.

 

Përse mendoj kështu?

Klithja që po i dërgohet opinionit në përgjithësi, është jo e qartë. Është “me sherr”? Është jo e qartë sepse gjuha dhe fotografia mediatike, që po përdorët me këtë rast, është e dykuptimt. Është “me sherr” sepse kjo ekspozitë është gjithakuzuese. Është historiharruese…!

Keni harruar se në Kosovë u dhunuan mbi 20.000 femra shqiptare? U dhunuan 20.000 gra, nëna, motra e vajza shqiptare. Hej, në shtëpi të vet! U përdor “mitra shqiptare” si eksploziv e si municion! Pse tani të relativizohet kjo ofanzivë e politikave serbe!? Përse frikësoheni të përdorni emrin "Shqiptare" për femrën e dhunuar shqiptare? Përse tuteni ore të mbitheksoni se sulmuesi i “mitrës shqiptare” ishte “penisi i politikave serbe”??? Pse? Pse? Deri në pafundësi, Pseeeeeeee?

Nuk është profesionale, njerëzore dhe biles as morale që të rrafshohet dallimi në mes “të së drejtës dhe të padrejtës”. Nuk është humane që të njejtësohet “viktima me agresorin”. Jo, nuk është e shëndetshme që të njejtësohet krimi seksual i “penisave të institucioneve serb” me veprimet e disa dhjetra banditëve të tjerë shqiptarë.

Shkurt e shqip: Në Kosovë gjatë luftës nuk u dhunuan gratë seksualisht, por u dhënuan seksualisht Gratë Shqiptare. Jo nga bandit, por nga nga shteti dhe politika serbe.

 

SHKARKO APP