“Kam shkuar në Shtëpinë e Verdhë, s’kishte prova për transplante organesh”

Placeholder Image

Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka treguar detajet nga hetimet kundër krimeve të pretenduara të UÇK-së .

Grubi, i cili ka qenë dhe hetues me Tribulanin e Hagës, u shpreh se ka qenë dhe në Shtëpinë e Verdhë në Burrel në fshatin Gurrë, por nuk është gjetur asnjë provë për transplante organesh.

“Ju e dini që unë kam qenë në Shtëpinë e Verdhë, kam qenë dhe në Burrel. Kam qenë me ekipin e Tribunalit të Hagës dhe kemi bërë hetime në Shtëpinë e Verdhë në fshatin Gurrë. Shtëpia e Verdhë doli pas disa dëshmi të Serbëve, por që u hodh poshtë nga tribunali i Hagës, nuk kishte asnjë prove për transplantë organesh. Por që u soll sërish në vëmendje nga raporti i famëkeq i Dik Martin”, tha ai.

Më tej ai shtoi se pasojat e arrestimeve në Kosovë do të ndihen dhe në rajon, pasi kjo është një ditë e zezë për të gjithë.

“Pasojat e arrestimeve në Kosovë do ndihen dhe në rajon, por mund të themi se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar”, u shpreh Gruba.

SHKARKO APP